Please enter at least 3 characters.

Alexander-Arnold do të nënshkruajë për Real Madridin, por vite më parë kishte fjalë të mëdha për Barcelonën

Trent Alexander-Arnold ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Real Madridin, shkruan Fabrizio Romano. 

Trent do t'i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Liverpoolin skadon në verë.

Por disa vite më parë, Trent kishte rrëfyer dashurinë e tij për Barcelonën, madje duke u thelluar në mendime.

“Ekipi tjetër im i preferuar është Barça. Unë mendoj se ata kanë të njëjtat vlera si Liverpooli. Ata sjellin shumë lojtarë nga akademia e të rinjve”.

"Unë u rrita duke i parë ata. Messi dhe ai ekip special me Iniesta, Xavi, Henry, Eto'o... Të gjithë ata... Ishte diçka e veçantë", kishte thënë mbrojtësi në atë intervistë të vitit 2021.

Barcelona nuk ka bërë shumë presion për të nënshkruar me Trentin si një lojtar i lirë.

Romano thotë se shoku i tij Jude Bellingham, i cili luan për Real Madridin, e ndihmoi ta bindte të bashkohej me mbretërit spanjoll. /Telegrafi/