Please enter at least 3 characters.

Aletico Madridi ka në dorë një e-mail që mund të dëshmojë se Griezmann negocioi me Barcelonën që në muajin mars

2019/08/15649563031094.jpg

Edhe pse Antoine Griezmann është transferuar te Barcelona dhe ka debutuar me klubin, lufta mes tyre dhe Atletico Madridit nuk ka përfunduar.

Mediat vendase raportojnë se drejtuesit e klubit madrilen e kanë siguruar një dokument tepër të rëndësishëm për çështjen e transferimit të yllit francez.

Atletico pretendon se Barcelona i ka nisur negociatat me Griezmann që në marsin e kaluar pa e marrë lejen e klubit bardhekuq.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Sipas El Mundo, klubi ka një në e-mail në dorën e shefit ekzekutiv Miguel Angel Gil Marin dhe një kopje të postës elektronike.

Prandaj, ky dokument mund të jetë një prova kryesore në çështjen e Atletico Madrid kundër Barcelonës.

Klubi i kryeqytetit po pretendon se Barcelona duhet të kishte paguar 200 milionë euro për Griezmann, sepse marrëveshja e deklaruar në klauzolën e tij të lëshimit binte në 1 korrik në 120 milion euro, shifra që klubi katalanas e ka paguar.

Griezmann gjatë prezantimit te Barcelona

Argumenti i tyre është se Barcelona po negocionte me lojtarin e tyre para se të binte klauzola e lëshimit.

Blaugranat e kanë mohuar që ekziston një marrëveshje para-kontrate. /Telegrafi/