Albian Hajdari arrin marrëveshje me klubin e njohur të Ligës Premier
21/07/2025
West Ham United raportohet se është duke planifikuar transferimin e mbrojtësit kosovar, Albian Hajdari, nga Lugano gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas një raporti nga mediumi gjerman Fussball Transfers, Hajdari ka zgjuar interesimin e klubit londinez, që dëshiron të përforcojë repartin e mbrojtjes me një qendërmbrojtës të ri këtë verë.Mbrojtësi i Luganos ka dalë si një objektiv konkret për West Ham, ndërsa raportohet se palët kanë arritur tashmë një marrëveshje verbale për kushtet personale. Hajdari thuhet se është i vendosur që ‘të fitojë paratë e tij në Ligën Premier’.Në kontratën e tij me Luganon ekziston një klauzolë lirimi prej 5 milionë eurosh, e cila ende nuk është aktivizuar nga klubi anglez.


