Please enter at least 3 characters.

Albi Group gëzon fëmijët për festat e fundvitit

2016/01/IMG_3375.jpg

Festat e fundvitit janë ato ditë ku njerëzit e vullnetit të mirë ndihmojnë ata që janë në nevojë. Albi Group mori iniciativën t’i gëzojë fëmijët në nevojë me dhurata për këtë fund vit. Fëmijët të cilët iu gëzuan këtyre dhuratave ishin sindrom down, sos fshati i fëmijëve, fëmijët me aftësi të kufizuara nga Gjilani. Dhurata janë dhuruar nga kompania Albi Group.

Prandaj një pjesë e stafit të Albi Group tha që ishte një ndjenjë shumë e bukur kur pa buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve gjatë marrjes së dhuratave. Këto janë ditë më të preferuara për kompaninë Albi Group.

Ndërsa, përgjegjëse për mbledhjen e fondeve në Sos Fshatrat e fëmijëve në Prishtinë, tha se i kanë mirëpritur dhuratat nga “Albi Group” dhe se fëmijët e këtij fshati iu gëzuan dhuratave.
Të gëzuar nga kjo shpërndarje dhuratash në qendrën me fëmijët Sindom Down, u shprehen përfaqësuesit e kësaj qendre.

Kompania Albi Group duke iu uruar të gjithëve festat e fundvitit, ju dëshiromë gëzim, hare e shëndet në familjet e të gjithëve. ndërsa ju bën thirrje që të gjithë ata qe kanë mundësi të ndihmojnë sa më shumë njerëzit në nevojë. /Telegrafi/