Please enter at least 3 characters.

Albërie Hadërgjonajt i rritet pulsi kur një model i zhveshur i futet në shtrat gjatë lojës satirike në emisionin "Xing"

2018/05/albbbbb.jpg

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuara e radhës në emisionin "Xing" me Ermalin.

Ajo ka rrëfyer për më të rejat e saj, ndërsa nuk ka nguruar të flasë për jetën që bën mes Kosovës, Shqipërisë dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Moderatori i emisionit, Ermal Mamaqi i njohur për provokimet e tij të rrezikshme, kishte menduar t'i bënte një lojë vërtet interesante në skenë.

Ai kishte marrë një shtrat në mes të emisionit, ku i kishte kërkuar Albëries të futet në të, ndërkohë që i maste pulsin me aparatin oksimetër të vendosur në gisht.

Provokimet ishin nga më të ndryshme ,deri sa një nga modelet e emisionit u fut vetëm me të brendshme në shtratin ku ishte shtrirë artistja shqiptare.

Në ato momente pulsi i Albëries kishte filluar të rritet, teksa në skenën e improvizuar kinse i riu heq mbathjet e tij në shtrat, publiku filloi të qeshë me të madhe së bashku me protagonistës, teksa hodhën aparatin për matjen e pulsit tutje.

Përndryshe, Hadërgjonaj ka treguar ditë më parë në një bisedë për Telegrafin sa ka nisur punën për klipin e ri, të cilin do ta sjellë së shpejti.

Ajo vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret më atraktive, dhe përkundër viteve vazhdon të mbetet në top formë. /Telegrafi/