Please enter at least 3 characters.

Alarmon IHMK - priten sërish përmbytje sonte gjatë natës

2022/11/315927407_637465511447187_7363397300589391999_n-780x439-1.png

Sonte gjatë natës pritet që të ketë sërish vërshime në disa komuna të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shiut që po vazhdojnë të bien me intensitet dhe në sasi më të larta.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Në njoftimin e tyre thuhet se kjo do ta vështirësoi edhe më tepër edhe ashtu të rënduar nga ditët e kaluar e të cilat shkaktuan disa vërshime.

“Aktualisht tendencat e niveleve dhe prurjeve të ujit në shumicën e lumenjve janë në rënie të letë, por pas vazhdimit të reshjeve, pritet që përsëri ata të pësojnë ngitje me mundësi që ti kalojnë kapacitetet e tyre transportuese nëpër disa segmente dhe si pasojë do paraqiten edhe përmbytje lumore, por edhe tejngopje e tokave të shkaktuar nga sasia e madhe e reshjeve”, thuhet në njoftim.

IHMK ka theksuar se kjo situatë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme por me intensitet më të ulët. /Telegrafi/