Please enter at least 3 characters.

Alarm për sulm ajror në të gjithë Ukrainën, Rusia nisi sulmet në jug dhe lindje të vendit

2022/12/Ukraine.png

Një alarm për sulm ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën pasi Rusia nisi sulmet në jug dhe lindje të vendit.

Forcat e Kremlinit goditën infrastrukturën kritike në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, dhe objektet e energjisë në Zaporizhzhia.

Banorëve iu është kërkuar që të strehohen, transmeton Telegrafi.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha: "Ka një kërcënim të madh të sulmit me raketa. Dua të theksoj përsëri - mos i injoroni sirenat e alarmit ajror".

Sekretari i këshillit të qytetit të Zaporizhia-s, Anatolii Kurtiev, tha se qyteti ishte goditur 17 herë në një orë, gjë që ai tha se e bëri atë periudhën më intensive të sulmeve që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022.

Në Kharkiv, autoritetet po përpiqeshin të përcaktonin numrin e viktimave dhe shkallën e shkatërrimit, me kryebashkiakun Ihor Terekhov duke thënë se mund të ketë ndërprerje në ngrohjen dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Analistët ushtarakë thonë se presidenti rus Vladimir Putin shpreson se mbështetja e Evropës për Ukrainën do të zbehet, pasi Moska besohet se po përgatit një ofensivë të re. /Telegrafi/