Please enter at least 3 characters.

Alarm për bombë pranë Drejtorisë së Kufirit në Tiranë

2022/12/policia.png

Njoftimi për bombë pranë Drejtorisë së Kufirit në kryeqytet ka alarmuar policinë këtë të premte.

Në vendngjarje është gjetur një çantë e dyshimtë, ndërsa policia po kryen kontrolle.

Kujtojmë se në fillim të nëntorit, një telefonatë anonime për një bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë alarmoi policinë e kryeqytetit.

Megjithatë, pas verifikimeve rezultoi që alarmi ishte i rrem. /Telegrafi/