Akumulimi në rrjedhën e lumit Drini i Zi, i gatshëm të pranojë prurje të mëdhaja të ujit
30/11/2016
Sipas Toni Markovskit, drejtor në HEC ''Drini i Zi'', akumulimet në rrjedhën e lumit Drini i zi, janë të gatshme që të pranojnë prurje të ujrave nga të reshurat në periudhën që vjen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai bën të ditur se niveli i akumulimit është në nivelin e mesatares për këtë periudhë të vitit, duke shtuar se kuota e liqenit të Ohrit duhet të jetë 693 metër e 32 cëntimetër, ashtu siç edhe është tani.
Markovski rikujtoi rastin e para disa javëve, kur në lumin Radika u bart bërllogu dhe u derdh në liqenin e Dibrës, që shkaktoi katastrofë ekologjike, që ndodhi si rezultat i prurjeve të shumëta të ujrave nga të reshurat./Telegrafi/


