Please enter at least 3 characters.

Aktorja spanjolle, Clara Galle reagon ndaj rastit në Pejë ku infermierja sulmoi fizikisht një grua të moshuar

2022/11/collage-25-scaled.jpg

Ditë më parë në rrjete sociale qarkulloi një video që tronditi vendin tonë dhe më gjerë.

Në pamjet e publikuara nga aktorja shqiptar, Kaltrinë Zeneli shihen disa punonjëse në një shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë teksa ushtronin dhunë ndaj një gruaje në moshë.

Teksa njëra nga infermieret e godiste pa ndërprerë të moshuarën, një tjetër filmonte ndërsa në prapavijë dëgjoheshin të qeshurat e tyre.

Foto: Clara Galle/Instagram

Incidenti mori përmasa të mëdha dhe reagime për të kanë ardhur edhe nga media ndërkombëtari dhe fytyra publike.

Një të tillë së sot e ka bërë edhe aktorja e njohur spanjolle, Clara Galle.

Ajo ka bërë një postim lidhur me ngjarjen tronditëse që ndodhi në Kosovë përmes llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se tre milionë ndjekës.

Foto: Clara Galle/Instagram

“A është kjo bota në të cilën duam të jetojmë?”, ka shkruar aktroja 20-vjeçare.

Ndryshe, tri infermiereve të dyshuara të përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi-Gashi iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. /Telegrafi/