Please enter at least 3 characters.

Aktorja Aubrey Plaza bëhet nënë për herë të parë

Aubrey

Aktorja amerikane, Aubrey Plaza, është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, aktori Christopher Abbott, janë bërë prindër të një vajze, e cila sipas mediave amerikane ka lindur në fund të korrikut në New York.

Plaza u fotografua në New York duke mbajtur foshnjën në krahë, pasi dyshohet se kishte marrë pjesë në shfaqjen e fundit të Abbott në Broadway, “Death of a Salesman”.

Lajmi për shtatzëninë u bë publik në prill, derisa më vonë ajo u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Sipas një burimi, çifti ndihet shumë i bekuar dhe shtatzënia ishte një surprizë e bukur pas një viti emocionalisht të vështirë për Plazan.

Në janar 2025, aktorja humbi ish-bashkëshortin e saj, Jeff Baena, me të cilin ishte ndarë disa muaj para vdekjes së tij.

Pas kësaj tragjedie familjare, Plaza foli publikisht për procesin e përballimit të dhimbjes.

Nuk dihet saktësisht se kur Plaza dhe Abbott nisën lidhjen e tyre, por të dy kanë punuar më parë së bashku në filmin “Black Bear” dhe në shfaqjen “Danny and the Deep Blue Sea”. /Telegrafi/