Please enter at least 3 characters.

Aktivitet në Prishtinë në mbështetje të grave me kancer të gjirit

2023/10/387493913_334993162342632_5961120739114078627_n-1.jpg

Në Prishtinë sot është mbajtur aktiviteti "Shliroj Cicat", në mbështetje të të prekurave nga kanceri i gjirit.

Në njoftimin e bërë nga organizatorët thuhet se qëllimi i aktivitetit është mbledhja e sytjenave, me qëllim riciklimin e tyre.

"Ky aktivitet do të jetë në mbështetje të të prekurave nga kanceri i gjirit, ku ndër tjera mund të bashkoheni edhe në procesin e mbledhjes së sytjenave, me qëllim riciklimin e tyre", thuhet në njoftim.

Po ashtu, gjatë aktivitetit qytetarët  mund të shërbeheni me pije të ndryshme, ku fondet e mbledhura nga shitja e tyre do të dhurohen për gratë e prekura nga kanceri i gjirit. /Telegrafi/