Please enter at least 3 characters.

Aksioni në kampin e muxhahedinëve në Durrës, reagon grupi i hakerave iranianë: Keni ftuar djallin në shtëpi, korrni frytet e punës tuaj

2017/10/hakera.jpg

Përmes Telegram, grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” ka reaguar pas tensioneve brenda kampit MEK në Durrës.

“Keni ftuar djallin në shtëpi, tani po korrni frytet e punës suaj”, shkruajnë ata.

Ata kanë publikuar lajmin ku MEK (maxhahedinët) pretendon për një të vrarë nga sulmet e policisë, ndërsa kjo e fundit ka bërë me dije se diçka e tillë nuk është e vërtetë.

Ka pasur vetëm të plagosur si pasojë e një gazi neutralizues që është lëshuar, pasi siç raportoi gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi, banorët e MEK nuk kanë pranuar të dorëzojnë serverët dhe kompjuterët. /Telegrafi/