Please enter at least 3 characters.

Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, lëndohet një person

2023/07/363031661_669485575220755_249046322086968443_n.jpg

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gllarevë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për Telegrafin se në aksident është lënduar një person.

"Rreth orës 08:00 kemi pranuar informacione për një aksident trafiku në Gllarevë të Klinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe bëhet fjalë për një vet-aksident, një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës", tha ai.

Gashi tha se Policia është duke kryer hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit.

Ndryshe, ditëve të fundit në vendin tonë është rritur numri i aksidenteve, ku brenda 24 orëve kanë ndodhur 96 aksidente trafiku. /Telegrafi/