Please enter at least 3 characters.

Aksident në Tomoc të Istogut, tre persona të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Tomoc të Istogut.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 13:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Tomoc-Istog. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku kanë marrë tretman mjekësor.

Rugova nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e të lënduarve. /Telegrafi/