Please enter at least 3 characters.

Aksident në Çermë të Divjakës, përplaset për vdekje nga motoçikleta një këmbësore

Një tjetër aksident me vdekje këtë.mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjës.

Një 71 vjeçare ka humbur jetën teksa ka tentuar të kalojë rrugën nga njëra anë në tjetrën në vendin e quajtur Çermë Proshkë.

Aksidenti në rrugën nacionale Çermë Divjakë teksa 71 vjeçarja Ike Dervishi u përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga Leandro Xhillari 24 vjeç.Goditja ka qenë e fortë dhe e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës dhe po dokumenton ngjarjen. Ky është aksidenti i dytë me vdekje dy ditët e fundit në Lushnjë. /Tch/