Please enter at least 3 characters.

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

2024/11/Screenshot_1-1-1-e1731574756580.png

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë - Pejë, më saktësisht në Gllarevë.

Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Kohëve të fundit, në vendin tonë është rritur numri i aksidenteve në komunikacion, ndërsa policia ka bërë apel që shoferët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat gjatë vozitjes./Telegrafi/