Please enter at least 3 characters.

Aksident i rëndë në Memaliaj-Mallakastër, ndërron jetë një fëmijë - tre tjerë të lënduar

2024/08/policia-e-shtetit.png

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Dy makina Jeep janë përfshirë në këtë aksident, ku ka ngelur i pajetë një fëmijë 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, në Bashkinë Memaliaj, dhe kanë ngelur të lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze, shkruan A2.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet e ditur se Jeep-i tip Range Rover me targa shqiptare AB700SF është përplasur me Jeep-in tip Mercedez Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.