AKP-ja e bllokuar me ligj
15/04/2014
Kjo bllokadë në këtë bord pritet të vazhdojë edhe një kohë të gjatë për shkak të paqartësive ligjore. Në AKP nuk dinë se kush duhet ta zgjedhë anëtarin ndërkombëtar të bordit.
Zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi ka thënë për Tribunën se Kuvendi duhet të japë shpjegime rreth plotësimit të bordit.
“Sipas Ligjit, AKP nuk bën zgjedhjen apo emërimin e drejtorëve në bordin e drejtorëve, por është përgjegjësi e institucioneve qendrore. Agjencia i ka njoftuar institucionet përgjegjëse për mungesën e drejtorëve në bord dhe vështirësitë që janë shfaqur në mungesë të drejtorëve, dhe shpreson se shpejt do të kompletohet bordi dhe do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë ligjore”, ka thënë Kaloshi. /Telegrafi/


