Please enter at least 3 characters.

Aitana Bonmati shpallet për herë të dytë radhazi futbollistja më e mirë në botë

2024/12/AITATANA.jpg

Futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati është shpallur më e mira në botë nga FIFA për vitin 2024. Kjo është hera e dytë radhazi që Bonmati e fitoi këtë çmim, pasi ishte shpallur fituese edhe në vitin 2023.Tashmë ajo i është bashkuar listës së lojtareve si Mia Hamm, Carli Lloyd, Marta, Birgit Prinz dhe Alexia Putellas, që e fiton këtë çmim më shumë se një herë.Bonmati pati një sezon të suksesshëm për klubin dhe kombëtaren. Ajo fitoi Ligën e Kombeve me kombëtaren e Spanjës, teksa u shpall fituese e Ligës së Kampionëve më Barcelonën.

Ajo madje u shpall si futbollistja më e mirë e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve teksa 26-vjeçarja ndihmoi klubin e saj që të fitojë dy trofe në Spanjë.Bonmati u shpall fituese me 52 vota duke përfunduar para Barbra Bandas me 39 vota dhe Caroline Graham Hansen që pati 37 vota./Telegrafi/