Ahmeti: Rrugët e Prishtinës janë të kalueshme
05/01/2017
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se rrugët e Prishtinës janë të gjitha të kalueshme dhe në gjendje të mirë.
Ai tha se ende ka fshatra ku ka vështirësi por edhe ato gjatë ditës do të pastrohen edhe më tutje.
“Pas ditës së sotme priten temperatura shumë të ulta, andaj edhe njëherë ju lusim për kujdes të shtuar në komunikacion”, shkruan Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/


