Please enter at least 3 characters.

Aguero tregon se ku do ta përfundojë karrierën

2016/01/aguero-tregon-se-ku-do-ta-p-euml-rfundoj-euml-karrier-euml-n_hd.jpg

27-vjeçari ka nisur karrierën e tij profesionale me Independienten para se të largohej drejt Atletico Madridit në vitin 2006.

Ai thotë se synon të kthehet sërish atje për të përfunduar karrierën në klubin në të cilin ka nisur gjithçka.

“Gjithmonë e kam thënë se dua të rikthehem te Independiente dhe do ta bëj atë”, ka thënë argjentinasi për So Foot, transmeton koha.net.

“Do të rikthehem te Independiente kur të skadojë kontrata ime me Cityn. Nuk dua të bëj rikthimin kur të jem shumë i vjetër. Nëse gjithçka shkon mirë, do të rikthehem në klubin e zemrës në moshën 31-vjeçare”, ka shtuar ai.

Aguero është lojtari më i ri që ka debutuar për klubin argjentinas me vetëm 15 vjet e 35 ditë.