Please enter at least 3 characters.

Agjenti serb Zhivaljeviq kishte kontakte me deputetin Stoilkoviq të OBRM-PDUKM-së dhe ndikoi në natën e dhunshme të 27 prillit (Dokument)

2017/05/Protesta-me-27-prill-brenda-ne-Kuvend.jpg

Rrjeti serb për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit ''Krik''ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është raport nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, pjesë e MPB-së së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dokumenti përmban transkriptë të bisedave ndërmjet deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ivan Stoilkoviq, dhe agjentit serb, Goran Zhivaljeviq. Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që ka qenë i pranishëm në natën e dhumshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Në transkriptë përmendet analisti serb, Mirosllav Llazanski që ka qenë i pranishëm në mediat maqedonase dhe serbe me analiza që kanë qenë në të mirë të OBRM-PDUKM-së, dhe në të keq të LSDM-së dhe shumicës së re parlamentare.

Sipas Krik, raporti përfundon me konkludimin se agjenti serb i ka kontrolluar dhe udhëzuar aktivistët e deputetit Stoilkoviq, kurse përmes tij, ka tentuar që të ndikojë mbi situatën politike në Maqedoni.

Dokumentin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/