Please enter at least 3 characters.

Agjenti: Juve i ka refuzuar të gjitha ofertat për Ruganin

2018/08/DanieleRugani-2.jpg
219:"FERRARA, ITALY - MARCH 17: Daniele Rugani of Juventus in action during the serie A match between Spal and Juventus at Stadio Paolo Mazza on March 17, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Daniele Ruganit ka thënë se Juventusi e konsideron të pashitshëm mbrojtësin dhe deri më tani i ka refuzuar të gjitha ofertat.

Futbollisti italian është lidhur me një kalim te Chelsea, ku do t'i bashkohej ish-trajnerit të tij nga Empoli, Maurizio Sarri.

Daniele Rugani (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Bianconerët vendosën ta shisnin Mattia Caldaran te Milani (si pjesë e marrëveshjes për blerjen e Leonardo Bonuccit).

Dhe derisa po vazhdojnë thashethemet për të ardhmen e Ruganit, agjenti Davide Torchia ka thënë për RMC Sport, se Zonja e Vjetër nuk e ka në plan ta shesë klientin e tij.

"Juventusi nuk dëshiron ta shesë, as edhe për një çmim të lartë, për më shumë, askush në Itali nuk mund ta blejë atë".

Daniele Rugani (Foto: Getty Images)

"Sidoqoftë, lojtari nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet. Mirëpo, atëherë kur vjen ndonjë ofertë shumë e rëndësishme, duhet dëgjuar. Por, Juventusi i ka i ka refuzuar të gjitha llojet e ofertave për ta mbajtur atë në Torino".

"Chelsea bëri një ofertë shumë të madhe që për mua ishte e paimagjinueshme, por Juventusi nuk pranoi".

"Në sezonin e kaluar, (Sami) Khedira ka luajtur vetëm 10 ndeshje më shumë se Daniele. Mendoj se Rugani mund të luajë edhe më shumë këtë sezon", ka thënë agjenti i mbrojtësit. /Telegrafi/