Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Kalinicit konfirmon interesimin e Atleticos dhe Sevillas për kroatin   

2018/07/Nikola-Kalinic-2.jpg
231:"MILAN, ITALY - MAY 20: Nikola Kalinic of AC Milan celebrates his goal during the serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on May 20, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Agjenti i Nikola Kalinic, Tomas Erceg konfirmoi interesimin e Atletico Madridit dhe Sevillas për klientin e tij, por sipas tij e gjitha varet nga Milani.

Sulmuesi kroat duket i sigurt drejt largimit nga Rossonerët këtë afat kalimtar të verës.

Kampionati spanjoll, La Liga, duket si destinacioni i tij më i mundshëm dhe interesimin e skuadrave të mëdha e konfirmon vet agjenti i kroatit.

Sipas agjentit të Kalinicit, Atletico Madridi dhe Sevilla janë të interesuara për shërbimet e klientit të tij, por e gjitha do varet nga Milani.

Kalinic pritet të largohet nga Milani (Getty Images)

"Kur Milani të marrë vendimin e tyre ne do ta vlerësojmë atë", ka thënë fillimisht Erceg për Estadio Deportivo.

"Ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë vendosin ata".

"Atletico Madridi është i interesuar, ne nuk mund ta mohojmë këtë".

"Sevilla? Po, ka disa opsione të hapura, por kjo varet nga Milani", përfundoi agjenti i kroatit. /Telegrafi/