Please enter at least 3 characters.

Agjenti i de Boerit mohon bisedimet me Interin

2016/07/de-boer.jpg

Agjenti i trajnerit holandez, Frank de Boer, këmbëngul se nuk ka dëgjuar asgjë nga Interi, por i quan ata një ekip i madh.

Roberto Mancini është menduar të jetë në prag të largimit nga Nerazzurrët, pasi ai është në mosmarrëveshje me klubin mbi strategjinë e tyre të transferimeve.

Ish-trajneri i Ajaxit, De Boer ka qenë i lidhur me këtë pozitë, por përfaqësuesi i tij mohon të ketë ndodhur bisedime.

“Ne nuk kemi dëgjuar asgjë nga Interi”, tha Guido Albers për Voetbal International, transmeton Telegrafi.

“Ata janë një ekip i madh, por në këtë moment të gjithë që ne mund të bëjmë është të presim. Frank është i qetë”, përfundoi agjenti i  holandezit. /Telegrafi/