Please enter at least 3 characters.

Agjenti i Chiesas gjendet tashmë Angli për të finalizuar transferimin e italianit te klubi i Ligës Premier

2023/06/Screenshot_2-68.jpg

Agjenti i sulmuesit të Juventusit, Federico Chiesa është në Angli për bisedime me klubet e Ligës Premier.

Il Corriere dello Sport raporton se përfaqësuesi i italianit është në kontakt me Liverpoolin dhe Newcastle United.

Bisedimet janë duke u zhvilluar me të dy klubet pasi Chiesa synon një lëvizje në Angli.

Juve është gati ta shesë këtë verë dhe do të kërkojë një çmim prej 60-70 milionë euro për t'u ndarë me italianin.

Dhe pritet të ketë lëvizje me agjentin e tij tani që tashmë gjendet në Angli për ta finalizuar marrëveshjen.

Chiesa po e preferon kalimin te The Reds, mirëpo raportohet se oferta e Magpies është afër asaj që po kërkon Zonja e Vjetër. /Telegrafi/