‘Agjenti’ Bellingham – anglezi po ndihmon Real Madridin për transferimin e madh të verës
13/12/2024
Real Madridi pritet që të jetë shumë i ngarkuar gjatë afatit kalimtar veror. Ndonëse shanset e tyre për të transferuar Alphonso Davies nga Bayern Munich po veniten, e njëjta situatë nuk vlen edhe për Trent Alexander-Arnold. Alexander-Arnold do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit, që do të thotë se brenda pak javësh, ai mund të nis zyrtarisht bisedimet me klubet tjera.Real Madridi është në mesin e atyre klubeve dhe para se të ndodhë kjo, ai tashmë po merr këshilla nga bashkëvendësi i tij Jude Bellingham, sipas mediumit spanjoll Relevo.Bellingham po punon shumë në këtë drejtim për ta bindur Alexander-Arnold që t’i bashkohet atij tek Real Madridi, duke i thënë të mos nënshkruajë kontratë të re tek Liverpooli.


