Afatet për zbatimin e marrëveshjes, pas takimit Thaçi-Dacic
30/04/2013
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Thaçi janë të gatshëm kurdo që baronesha Catherine Ashton të ftojë një takim të ri, transmeton KTV.
Sipas Kuçit, plani i marrëveshjes parasheh pesë pika që janë debatuar në takimin e fundit për implementimin e atij plani.
Nga ana tjetër, partitë opozitare e dinë që implementimi do të jetë i vështirë, meqë strukturat paralele prej kohësh kanë vendosur autoritetin në atë pjesë të vendit.
Delegacionet nga Prishtina e Beogradi javën e kaluar edhe pas dy ditë takimesh të gjata nuk arritën të pajtohen plotësisht për një plan veprimi për zbatimin e marrëveshjes. /Telegrafi/


