Please enter at least 3 characters.

Aeroporti i Munihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit të Vlorës

2023/02/329532067_728147578669932_2472540198744712550_n.jpg

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi sot se Aeroporti i Munihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

E shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, Balluku priti në takim përfaqësuesin e Aeroportit të Munihut, Lorenzo Di Loreto.

"Konsorsiumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli , tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut , i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil. Krenarë për vendin tonë që tashmë përmes proceseve transparente, përthith çdo ditë e më shumë kompani të huaja me reputacion të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar", tha Balluku në një postim në Facebook. /Telegrafi/