Please enter at least 3 characters.

Ademi uron Drenicën për fitoren: Ishin më mirë se ne, i merituan tri pikët

2022/04/Fadil-Ademi-1.jpg

Ulpiana ka pësuar një tjetër disfatë në BKT Superligën e Kosovës, humbje që ia pakëson gjasat për mbetjen në elitë.

Lipjanasit u mposhtën në udhëtim te Drenica me rezultat 3-1, në një ndeshje ku dominuan vendasit nga fillimi deri në fund.

Pas ndeshjes, trajneri i Ulpianës, Fadil Ademi ka thënë se Drenica e mori me meritë fitoren duke i uruar për këtë triumf.

“Drenica e fitoi ndeshjen me meritë. Ishin më të motivuar, më agresivë se sa ne. Djemtë tanë e dhanë atë që mundën ta japin".

"E uroj Drenicën, ndërsa ne do t’i përfundojmë ndeshjet", deklaroi Ademi pas ndeshjes.

"Normalisht që më vjen keq për skuadrën. Pjesën pranverore e kemi pasur me formë të keqe, një fitore, tri barazime e nëntë humbje. Më vjen keq por duhet të vazhdojmë”, theksoi Ademi pas ndeshjes.

Ulpiana pas 31 xhirove të zhvilluara mbetet në vendin e parafundit me vetëm 24 pikë. /Telegrafi/