Please enter at least 3 characters.

Ademi: Është iniciuar proces në Kushtetuese për heqjen e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë

2020/06/Arber-Ademi.png

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi tha se është iniciuar proces për heqjen e kuotave etnike në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë, që siç tha, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po i pengon qeverisë.

Ademi tha se “Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta destabilizoj shtetin me vendime antikushtetuese”.

“Në Gjykatën Kushtetuese, në proces e sipër tani është edhe lënda për heqjen e kuotave etnike nga akademia për gjyqtarë dhe prokurorë. Pra përfaqësimi i drejt dhe adekuat në akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë i pengon kësaj qeverisje dhe kanë gjetur institucionin parapolitik që nuk pyet për kushtetutë, nuk pyet për ligj se çfarë vendimesh duhet të merren”, deklaroi Ademi.