Adem Mikullovci me dedikim prekës për Leze Qenën: Më shkove edhe ti, mua më lat të fundit e s'kam qare pa ardhë te ju
Aktori i mirënjohur Adem Mikullovci, i ka dedikuar disa fjalë prekëse aktores së madhe tashmë të ndjerë, Leze Qena.
Mikullovci mëngjesin e së enjtes publikoi në faqen e tij zyrtare në Facebook, një status me disa reshta nga zemra dedikuar kolegës së tij shumë të dashur.
Ai me plot emocion kujtoi takimin e fundit me të ndjerën, duke treguar se sa shumë kishin qeshur me faktin se si kishin mbetur dy Mohikanët e fundit.
Ky është shkrimi i tij i plotë:"ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:"Leze unë do të shkoj para teje"...Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:"Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok"..Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..Mua më lat të fundit dhe unë s'kam qare pa ardhë te ju.Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat....Teatri i jonë Leze-u mbyll", (sic.), shkruan Adem Mikullovci.
E ndjera Leze Qena u nda nga jeta mëngjesin e datës 25 mars pas një sëmundje të shkurtër. /Telegrafi/


