Please enter at least 3 characters.

Abrashi viziton bizneset e vogla në Kodrën e Diellit, iu premton mbështetje (Foto)

2017/09/22008090_1484602034942637_897262679613565260_n.jpg

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK Arban Abrashi ka vizituar sot Kodrën e Diellit dhe iu ka premtuar bizneseve të vogla dhe të mesme mbështetje në katër vitet e ardhshme kur të vije në krye të Prishtinës.

“Me qytetarë të lagjes Kodra e Diellit në Prishtinë vizituam banorë e biznese të vogla të kësaj lagje. Me #LidhjenpërPrishtinën kësaj zone do t’ia kthejmë shkëlqimin”, ka shkruar Abrashi në Facebook.