Please enter at least 3 characters.

Abazi numëron punët e Qeverisë, thotë se ato u bënë halë në sy

2020/04/91862587_10156941479950718_6685271391140315136_n.jpg

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka numëruar disa nga vendimet që i ka marrë Qeveria Kurti për gjatë kësaj kohe.

Abazi ka thënë se në fillim i kanë përgjysmuar pagat për vete, ai ka përmendur edhe shkarkimet e emërimet e disa bordeve të ndërmarrjeve publike që kanë bërë, transmeton Telegrafi.

"U shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin. I dhuruam 200 mijë euro mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga tërmeti. U shfuqizua Vendimi i Qeverisë për akcizën e duhanit", thuhet në shkrimin e Abazit.

Për më shumë, shkrimi i plotë i Abazit:Punë që u bë halë në sy- I përgjysmuam pagat për vete.- I shkarkuam 7 Koordinatorët Nacional të panevojshëm.- U emërua Komiteti për Partneritet Publiko-Privat.- Mbështetëm financiarisht evitimin e dëmeve nga fatkeqësia natyrore të stuhisë së fuqishme në komunën e Pejës dhe Istogut.- U shkarkuan Bordet e Drejtorëve të “Telekomi i Kosovës” Sh.A, “Hekurudhat e Kosovës - Infrakos, “Trepça” Sh.A dhe ShSKUK-së. I kemi emëruar bordet e reja në Telekom, Trepçë dhe ShSKUK.- U shfuqizua vendimi për pagat e ish-ministrave e ish-zëvendësministrave pasi ata përfundojnë mandatin.- I dhuruam 200 mijë euro mbështetje financiare për Republikën e Shqipërisë për sanimin e dëmeve nga tërmeti- U shfuqizua Vendimi i Qeverisë për akcizën e duhanit- Fillimisht i ndamë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për parandalimin e situatave të mundshme emergjente për epidemi. Më vonë i shtuam 10 milionë euro për luftimin e përhapjes së pandemisë Coronavirus.- U themelua Grupi i ekspertëve të pavarur për të dizajnuar parimet e reformës së Vettingut.- Riatdhesimin e 14 konsujve të kotë nëpër botë, shkarkimin e ambasadorëve dhe diplomatëve të tjerë.- Anulimi i tenderit 110 milionësh i autostradës Prishtinë-Gjilan i shpallur pa miratim buxhetor.- Anulimi i ndërtimit të lagjes pranë liqenit të Badovcit.- Ministria e Integrimit Evropian kursen 330.000 euro çdo vit nga qiraja- U nënshkrua marrëveshja me Bankën Botërore për të na mbështetur me 2.785.000 dollarë.- Me 6 mars u aprovua Programi Qeverisës i Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023.- E anuluam vendimin e Qeverisë ku “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë euro.- I vendosëm sanksione kompanisë “Sabalan Company – Iran”.- U aprovua Projektligji për Ndarjet Buxhetore të Republikës i cili u votua me 14 mars këtu në Kuvend.- Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova”, do të bëhet.- U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”.- U miratua vendimi që i kërkon AKP të pezullojë veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme shpallur më 5 mars 2020.Me datën 11 mars, dy ditë para rastit të parë me Coronavirus, kemi marrë një seri vendimesh që lidhen me virusin Korona, të njohur si COVID-19:- Ndërprerjen e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private.- U ndaluan hyrje-daljet në disa komuna.- U mbyllën kufijtë e aeroporti (kemi ndaluar fluturimet në vendin tonë për joshtetasit e Kosovës).- U themelua Komisionin e Posaçëm për parandalimin e infeksionit të virusit Korona.- Janë shpërndarë materialet e domosdoshme nëpër qendrat mjekësore në të gjitha komunat.- Është shpallur emergjenca për shëndetin publik.- Qendrën e Studentëve në Prishtinë e kemi caktuar si hapësirë karantine.- Kemi hequr tarifën për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.- E kemi ndaluar qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Tani është në ndaluar për intervalin kohor 17:00 – 06:00.- Kemi ndaluar edhe tubimet publike e private në hapësirat e hapura e të mbyllura.- Kemi bërë dhurimin e dy pensioneve të asistencës sociale prej datës 24 mars.- Pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë (30 €) euro në muaj për përfituesit e skemave sociale dhe pensionale:• Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro• Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme• Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim të trija këto për dy muajt në vazhdim.- Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike që kanë vështirësi financiare me kthim deri më 31.12.2020,- Sigurim i mbështetjes shtesë financiare për Komunat në vlerë deri në dhjetë milionë (10,000,000.00 €) euro;- Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për muajin Prill dhe Maj, për mjekët dhe infermierët, policët e Policisë së Kosovës, gardianët e Shërbimit Korrektues, zjarrfikësit, ushtarët e FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë - Qendra e Studentëve të Prishtinës, inspektorët e Inspektoratit të Punës, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, doganierët e Doganës së Kosovës, inspektorët e Inspektoratit të Tregut, inspektorët e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektoratit të Mjekësisë së Punës- Pagesë shtesë në vlerë prej 100 € për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për Prill dhe Maj- Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 € për ata që humbin vendin e punës për muajin Prill, Maj dhe Qershor,- Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë,- Sigurimi i likuiditetit financiar për:• Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit në shumën dhjetë mijë (10,000 €) euro për periudhën 24 muajsh,• Shoqëritë Tregtare/Kompanitë që ofrojnë shërbime bazike me kthim deri më 31.12.2020,- Grante dhe subvencione shtesë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit dhe për atë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në vlerë prej pesë milionë euro për secilën;- Mbështetje për eksportuesit pas përfundimit të situatës COVID-19, në vlerë prej dhjetë milionë euro,- Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare nga njëqind e tridhjetë (130€) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit,- Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, për muajin Prill, Maj dhe Qershor,- Reciprociteti me Serbinë.Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e mëhershme dhe nga komunat, një borxh të gjithmbarshëm në vlerë 328 milionë euro"./Telegrafi/