Please enter at least 3 characters.

AAK: Vendimi i Qeverisë për personelin shëndetësor, qesharak dhe antiligjor

2021/01/selia-e-AAK-se-zyra-qendrore-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, për shtesat ndaj personelit shëndetësor.

Përmes një komunikate AAK-ja ka thënë se vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, tregon qartë joseriozitetin e Qeverisë përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend.

“Vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, e tregon qartë joseriozitetin e tyre përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend. Përpos që shuma e shtesave që do të marrin mjekët, infermierët e teknikët është qesharake, mospërfshirja e muajve qershor dhe korrik 2021, paraqet edhe shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.