A ka probleme ligjore me emrin Prishtina e Re - Boroci tregon si do të quhen në Superligë
Drejtori sportiv i klubit Prishtina e Re, Sami Boroci ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-lojtari ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij, por edhe në tema aktuale, sidomos ato që kanë të bëjnë me klubin Prishtina e Re, që nga sezoni i ri garon në elitën e futbollit kosovar.
“Ndryshimi i emrit ka qenë në plan prej kur e kemi themeluar klubin”, rrëfen fillimisht Boroci në “Arena e Yjeve”.
“Ndoshta dikush nuk e beson, por kur e kemi themeluar kam thënë po shkojmë si Shkëndijë, por kur të afrohemi tek liga e parë, duhet me bë diçka tjetër”.
“Klubi është krijuar për me mbërri elitën e futbollit kosovar e më vonë të luajmë edhe në Evropë..”, vazhdon rrëfimin e tij drejtori sportiv i Prishtinës së Re.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


