A e din Zemri Qamili se si u vranë Begu e Mirsadi?
30/05/2015
Ata thonë se edhe pse disa herë kanë kërkuar ta dinë këtë, deri tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete nga Qamili se si ka ndodhur vrasja e udhëheqësve të grupit të Kumanovës.
Qamili për këtë me siguri e ka njoftuar edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por as ai deri tani nuk ka dalë në opinion me përgjigje të saktë rreth kësaj çështje.
Tani për tani si dëshmi e vetme mbetet ajo e Sulejman Osmanit i cili tha se e ka pa me sytë e vetë Mirsad Ndrecajn duke u dorëzuar në Polici, me plagë të lehta. Osmani tha po ashtu se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka premtuar pjesëtarëve të grupit të armatosur se nëse dorëzohen do t'i presin ekipe të OSBE-së, por ka ndodhur e kundërta, pasi janë arrestuar nga Policia.


