Please enter at least 3 characters.

2 Ton lanson këngën e re "Ftyra jote"

2021/03/2-ton-e1616912439434.png

Reperi nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Ftyra jote” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e ka shkruar vet artisti, kurse për producimin është përkujdesur Nego.

2 Ton (Foto: YouTube)

Videoja i është besuar ‘n’Pik Creative’, gjersa tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat muzikore përfshirë edhe YouTube.

Kënga ndërkohë do të lansohej para dy ditësh, por që ishte shtyrë për shkak të vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Sidoqoftë, pritet që projekti të ketë suksesin e merituar nga publiku. /Telegrafi/