Please enter at least 3 characters.

16 thëniet nga poeti persian Rumi që do t’ju inspirojnë deri në thelb

2019/01/Screenshot_1-7.jpg

Me siguri se deri tani keni dëgjuar për poetin e njohur persian Rumin.

Mençuria e tij asnjëherë nuk kishte kufizuar nga barrierat nacionale apo kulturore, transmeton Telegrafi.

Një këndvështrim i tillë si i Rumit është shumë i rëndësishëm për ne në këto kohëra të urrejtjes dhe luftërave.

Më poshtë, ju mund t’i gjeni të listuara disa prej thënieve më inspiruese të këtij poeti të mahnitshëm.

- “Detyra juaj nuk duhet të jetë të kërkoni dashurinë, por t’i kërkoni të gjitha barrierat që i keni ndërtuar brenda vetes kundër dashurisë”- “Çfarë jeni duke kërkuar, është duke ju kërkuar juve”- “Mos u pikëlloni. Çdo gjë që humbni vjen në një formë tjetër”- “Dje kam qenë i zgjuar, kam dashur ta ndryshoj botën. Sot jam i mençur, andaj jam duke e ndryshuar vetveten”- “Ju keni lindur me krah, përse preferoni të zvarriteni tërë jetën?”- “Rritni fjalët, jo zërin. Është shiu ai që i rritë lulet, jo vetëtima”- “Fjalët janë pretekst. Është lidhja e brendshme ajo që e tërheq një person te tjetri, jo fjalët” - “Lamtumirat janë vetëm për ata që dashurojnë me sy. Për ata që dashurojnë me zemër e shpirt nuk ka ndonjë gjë të tillë si ndarja”- “Plaga është vendi nga ku drita futet në ju”- “Kudo që jeni, dhe çfarëdo që bëni, qëndroni të dashuruar”- “Duhet ta thyeni zemrën derisa të hapet”- “Dua të këndoj siç këndojnë zogjtë, duke mos u brengosur kush më dëgjon ose çfarë mendojnë tjerët”- “Dashuria është ura mes juve dhe çdo gjëje tjetër”-“Përse vazhdoni të qëndroni në burg kur dera është krejtësisht e hapur?”- “Mbyllni sytë, bini në dashuri, rrini aty”- “E vetmja bukuri që zgjatë është bukuria e zemrës”. /Telegrafi/