Please enter at least 3 characters.

16 gjoba për një vikend – Policia në Gjilan ndëshkon shkelësit e trafikut

Policia e trafikut rrugor në Gjilan ka shqiptuar 16 gjoba gjatë vikendit të kaluar, përmes përdorimit të pajisjeve inteligjente që mundësojnë identifikimin e shkeljeve në mënyrë të menjëhershme dhe të saktë.

Sipas njoftimit zyrtar, kundërvajtjet më të shpeshta kanë përfshirë qarkullimin me vetura të paregjistruara, drejtimin e automjetit pa vendosur rripin e sigurisë, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, si dhe parkimin në mënyrë të gabuar.

Policia ka evidentuar edhe disa shkelje të tjera që bien ndesh me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafikun Rrugor.

Autoritetet policore në Gjilan u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat, në mënyrë që të garantohet siguria e përgjithshme dhe të parandalohet rreziku nga aksidentet. /Telegrafi/