Please enter at least 3 characters.

107 persona të ndaluar për tre muaj, Prokuroria e Pejës jep detaje

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës janar–mars 2026 janë ndaluar gjithsej 107 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimet janë realizuar nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe ai për të mitur, ku prokurorët e shtetit kanë ushtruar masën e ndalimit deri në 48 orë ndaj të dyshuarve për shkelje të ndryshme të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria bën të ditur se mesatarisht gjatë një muaji janë ndaluar rreth 36 persona për 48 orë, në kuadër të veprimeve hetimore dhe procedurale.

Në njoftim e saj, Prokuroria Themelore në Pejë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe ndjekjen e të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. /Telegrafi/