Please enter at least 3 characters.

10 gabimet kritike të prindërve në sytë e fëmijëve

2015/04/How-to-help-a-child-whose-dealing-with-trauma.jpg

A mund të rrisim një brez të ndritur fëmijësh? Ja 10 gabimet kritike të prindërve sipas të fëmijëve:

1 - Kohë pas kohe prindërit nuk bëjnë atë që thonë. Na thonë të mos e bëjmë diçka, por e bëjnë vetë

2 - Nuk na besojnë dhe na mbrojnë shumë se ç'duhet

3 - Vendosin shumë rregulla dhe kufizojnë mendimet tona

4 - Nuk na lënë të lirë në lidhje me zgjidhjet e të ardhmes, si karriera etj.

5 - Kërkojnë nga ne të realizojmë ëndrrat dhe dëshirat e tyre të parealizuara në të kaluarën

6 - Nuk mund ta pranojnë faktin se ne mund të jemi njerëz me karakter dhe vlera të ndryshme prej tyre

7 - Veçanërisht nëse jeni djali i vogël i familjes apo djali i vetëm i saj, nënat na rrisin si burrat e tyre të vegjël

8 - Çdo gjë e mendojnë në emrin tonë duke na vendosur përpara zgjidhjet e gatshme dhe duke na lënë pa asnjë mundësi zgjedhjeje. Na e vendosin peshkun përpara, por nuk na mësojnë të peshkojnë

9 - Mendojnë se i plotësojnë detyrat e tyre si prindër duke plotësuar nevojat tona materiale

10 - Dashurinë të cilën nuk e kanë parë mirë nga prindërit e tyre, e kanë të vështirë të na e japin apo tregojnë ndaj nesh. /Telegrafi/