Napoli ka arritur ta mposht Milanin me rezultat 2-0 në “San Siro”, duke vazhduar si lider në Serie A.

Amir Rrahmani luajti për 90 minuta dhe ishte prej më të mirëve në fushë, duke dhuruar edhe një herë një paraqitje solide, duke u vlerësuar me notë 7.1 nga SofaScore.


Ai kishte 46 prekje të topit, ndërsa nga 39 pasime sa tentoi, kompletoi 38, me një saktësi prej 97 për qind.

morata 1212

Rahmani ishte brilant me pasime e gjata, duke kompletuar katër nga katër.

Po ashtu ai kishte edhe gjashtë spastrime nga zona, ndërsa nuk u dribluar asnjëherë.

f012d559 8985 4ba1 96ef 2a324696b77c

Napoli aktualisht ka 25 pikë dhe është lider në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app