LAJMI I FUNDIT:

Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë në panik – shtëpinë ia kishte shfrytëzuar pa leje një burrë për katër muaj

Amerikanja dëgjoi zhurma të pazakonta poshtë krevatit dhe thirri policinë në panik – shtëpinë ia kishte shfrytëzuar pa leje një burrë për katër muaj

Amerikanja me nofkën “K” pretendon se gjeti një burrë nën shtratin e saj, i cili kishte qëndruar atje për të paktën katër muaj.

Ajo shpjegoi situatën e çuditshme, e cila kulmoi me thirrjen e policisë dhe gjithçka filloi me zhurmat e pazakonta në dhomë.

Gruaja shpjegon se e ka blerë shtëpinë në moshën 26-vjeçare dhe jeton atje me dy fëmijët e saj, transmeton themirror.


Ajo punon nga 80 deri në 90 orë në javë dhe shpesh fle me prindërit e saj që e ndihmojnë me të vegjlit.

Për shkak të kësaj, ajo kalonte më pak kohë në shtëpinë e saj dhe në një rast, ndërsa ishte duke pushuar, dëgjoi tinguj të çuditshëm. E frikësuar, ajo u hodh nga shtrati, duke menduar se ishte një mi.

@thehodgepodgeplace I have told the story before, but it took me a lot longer so here is the #SquatterStory #Squatter #StoryTime #Trauma ♬ original sound – K♥️

“Shikova nën krevat dhe pashë një burrë me xhinse. Nxitova jashtë dhe menjëherë lajmërova policinë”, ka sqaruar “K”.

Teksa po priste patrullën, pa një burrë duke veshur këpucët dhe duke u larguar me qetësi nga shtëpia. Ai u largua në drejtim të panjohur.

Më vonë ajo gjeti enë gatimi të përdorura dhe sende të humbura në shtëpinë e saj.

Forcat e rendit e vunë në gjurmë të burrit dhe gruaja zbuloi se ai ishte një i njohur i vëllait të saj nga shkolla e mesme.

“Ai pranoi se ka qëndruar në shtëpinë time për katër muaj. Ai hynte kur ne nuk ishim atje. Na ka përdorur dushin, ka ngrënë ushqim”, tha ajo.

Gruaja shprehet se me shumë gjasa bëhet fjalë për një banor që dihet se ka zënë shtëpi dhe banesa pa leje. /Telegrafi/

@thehodgepodgeplace Replying to @Halsten #squatter #storytime #part2 ♬ original sound – K♥️

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk

Evropa
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropa
Kalo në kategori