LAJMI I FUNDIT:

Amdi Bajram: U largova nga OBRM-PDUKM-ja kur e kuptova se anija e tyre po zhytet

Amdi Bajram: U largova nga OBRM-PDUKM-ja kur e kuptova se anija e tyre po zhytet

Amdi Bajram, lideri i Lidhjes së Romëve do të bëhet pjesë e Qeverisë Zaev, të udhëhequr nga LSDM-ja. Partia e tij nuk do të merr post ministror, por do të ketë përgjegjësi në disa pozicione.

Në bisedë telefonike me javoren “Fokus”, Bajram thotë se është shumë i kënaqur dhe falënderues për këtë vendim, pasi që në pesë muajt e fundit e ka mbështetur qeverisjen e tanishme, vetëm pasi që u bë i pavarur nga koalicioni me OBRM-PDUKM-në, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ku është populli, aty jam edhe unë. Patjetër të mendoj për romët, ne nuk jemi popull i fortë, dhe asnjëherë nuk kam fshehur se jam gjithnjë në pushtet. Nuk ka vend për aktrim ose fodullëk, ne jemi gjithnjë me fitimtarët, me ata që shumica ua dha besimin”, pohon Amdi Bajram.


Ai shprehet se ndërroi faqe, atëherë kur e kuptoi se anija e OBRM-PDUKM-së filloi të zhytet, duke shtuar se me largimin e Gruevskit, nuk kishte se çfarë të bënte më aty.

Amdi Bajram pohon se i ka tejkaluar të gjitha keqkuptimet me Zoran Zaevin, duke konfirmuar se i ka kërkuar falje për të gjitha ofendimet që ia ka bërë gjatë fushatës, duke thënë se dihet që ato gjëra janë vetëm politikë dhe asgjë personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori