Ambasadori Jonas Westerlund duke folur për marrëdhëniet ekonomike ka thënë se ka interes nga kompanitë suedeze që të vijnë të investojnë në Kosovë.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ambasadori i Suedisë në Kosovë thekson se është momenti i duhur të hapet Oda Suedeze e Bizneseve.
“Nëse keni qenë në Albi Mall, H&M ka hapur dyqanin aty, gjithashtu kemi kompaninë Lindex që do t’i hap disa dyqane këtu në Kosovë. Ka interes nga kompanitë suedeze që të vijnë në Kosovë. Jam duke provuar që t’ua mbush mendjen kompanive suedeze që bëjnë procesimin e drurit, gjithashtu industrisë së mobiljeve dhe me këtë mendoj se mund të bëjmë shumë në këta dy sektorët”, thekson Westerlund.
Ai ka shtuar se hapja e Odës Suedeze të Bizneseve do të nxiste që kompanitë nga ky vend të investojnë në Kosovë.
“Unë mendoj se duhet të janë disa organizata biznisore, si Oda Suedeze e Tregtisë, Oda Nordike e Bizneseve apo disa nga këto format e shoqatave të biznesit, që mund të ndihmojnë dhe informojnë ndërmarrjet suedeze se si mund të hapin biznese në Kosovë. Është shumë e rëndësishme”, tha ai.
“Shikojeni Gjermaninë për shembull, kemi shoqatat e biznesit që janë mjaftë të suksesshme, Austria po ashtu e ka Odën e Tregtisë, Australia kohëve të fundit ka hapur Odën e Tregtisë në Prishtinë. Shumë gjëra po ndodhin dhe mendoj se është momenti i duhur që të hapet Oda Suedeze e Bizneseve apo Oda Nordike e Bizneseve së bashku me Ambasadën norvegjeze dhe finlandeze. Kjo do t’i nxiste më tepër bizneset suedeze”, shton Westerlund.
Ambasadorit suedez thotë se kompanitë e teknologjisë janë në kërkim të parterëve dhe sipas tij, Kosova do të jetë vendi i ardhshëm për këto biznese.
“Kemi pasur bashkëpunim me shumë kompani në Ukrainë dhe pas agresionit rus, ato kanë shprehur interesin që të gjejnë vende tjera në Evropë për kompanitë suedeze të IT-së që të fillojnë bashkëpunimin dhe unë mendoj që Kosova do të jetë vendi i ardhshëm pasi që është mjaftë e avancuar në qasjen në internet dhe ekspertizë të IT-së”, thotë ambasadorit suedez.
Westerlund ka treguar se Suedia është donatori i pestë më i madh në Kosovë, që nga përfundimi i luftës më 1999.
“Jemi shumë krenarë që jemi donatori i pestë më i madh në Kosovë dhe që kemi qenë këtu që nga përfundimi i luftës më 1999 dhe një nga sektorët që kemi qenë të fokusuar është zhvillimi ekonomik. Një program që aktualisht ne e kemi është mbështetja e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, me qëllim të mbështetjes së bizneseve duke garantuar kreditë”, tregon Westerlund.
Në këtë intervistë, ambasadori Westerlund po ashtu ka folur edhe për investimin e kompanisë Ericsson në modernizimin e rrjetit të Telekomit të Kosovës dhe potencialet turistike të vendit tonë për mundësitë që suedezët ta konsiderojnë vendin tonë si destinacion për rekreacion.
Intervista e plotë
Eriscsson si një kompani e madhe suedeze së fundi ka nënshkruar kontratë me Telekomin e Kosovës për modernizimin e rrjetit. Na tregoni më shumë për të dhe a po rritet numri i kompanive suedeze në Kosovë?
Kam filluar punën si ambasador në gusht të 2022-së, gjatë verës para se të bëhesha ambasador këtu, kam hulumtuar se në çfarë duhet të fokusohem dhe një problem është se ekziston një bilanc i ulët tregtar ndërmjet Kosovës dhe Suedisë dhe ne duhet të fokusohemi në këtë.
Tashmë jam këtu për më shumë se gjysmë viti dhe jam duke provuar të fokusohem në shumë gjëra, por gjithashtu edhe në nxitjen e kompanive suedeze për të filluar prodhimin në Kosovë.
Jam shumë i kënaqur që kompania suedeze Ericsson së bashku me kompaninë e saj në Zagreb, Ericsson Nikola Tesla kanë fituar tenderin për të përmirësuar rrjetin e Telekomit të Kosovës.
Po ashtu, Ericsson ka hapur Zyrën për Zhvillim dhe Kërkim (NRD) këtu, që është një gjë shumë e mirë për Kosovën. Do t’i ketë të punësuar deri në 10 persona dhe shpresoj që të jetë qendra e së ardhmes për kompanitë suedeze, veçanërisht në sektorin e TI-së. Po, tashmë disa prej kompanive suedeze po vijnë këtu.
Nëse keni qenë në Albi Mall, H&M ka hapur dyqanin aty, gjithashtu kemi kompaninë Lindex që do t’i hap disa dyqane këtu në Kosovë. Ka interes nga kompanitë suedeze që të vijnë në Kosovë.
Jam duke provuar që t’ua mbush mendjen kompanive suedeze që bëjnë procesimin e drurit, gjithashtu industrisë së mobiljeve dhe me këtë mendoj se mund të bëjmë shumë në këta dy sektorët.
Si mund të afrohen kompanitë suedeze dhe kosovare me njëra-tjetrën. A ka nevojë për një odë të përbashkët tregtare?
E vërtetë. Unë mendoj se duhet të janë disa organizata biznisore, si Oda Suedeze e Tregtisë, Oda Nordike e Bizneseve apo disa nga këto format e shoqatave të biznesit, që mund të ndihmojnë dhe informojnë ndërmarrjet suedeze se si mund të hapin biznese në Kosovë. Është shumë e rëndësishme.
Shikojeni Gjermaninë për shembull, kemi shoqatat e biznesit që janë mjaftë të suksesshme, Austria po ashtu e ka Odën e Tregtisë, Australia kohëve të fundit ka hapur Odën e Tregtisë në Prishtinë. Shumë gjëra po ndodhin dhe mendoj se është momenti i duhur që të hapet Oda Suedeze e Bizneseve apo Oda Nordike e Bizneseve së bashku me Ambasadën norvegjeze dhe finlandeze. Kjo do t’i nxiste më tepër bizneset suedeze.
Le të flasim për klimën e investimeve në Kosovë. Cilët sektorë të industrisë i shihni se kanë potencial për të tërhequr investimet suedeze?
Për momentin janë këta dy sektorët që do të doja të fokusohesha, procesimi i drurit dhe industria e mobiljeve, por ka edhe sektorët tjerë, si ai i telekomit për të cilin folëm apo sektorin e IT-së që ka bërë një rritje të madhe në Suedi.
Kemi pasur bashkëpunim me shumë kompani në Ukrainë dhe pas agresionit rus, ato kanë shprehur interesin që të gjejnë vende tjera në Evropë për kompanitë suedeze të IT-së që të fillojnë bashkëpunimin dhe unë mendoj që Kosova do të jetë vendi i ardhshëm pasi që është mjaftë e avancuar në qasjen në internet dhe ekspertizë të IT-së.
Për tregtinë në përgjithësi. A shihni se ka ndonjë pengesë se pse dy vendet nuk mund të rrisin marrëdhëniet tregtare?
Mendoj që bilanci tregtar është në nivele të ulëta. Kam kontrolluar disa të dhëna, Suedia ka pasur më pak eksport-import se sa San Marino e pak më shumë se Lihtenshtajni. Vërtetë është prej bilanci më të ulët tregtar në Evropë. Pse është kjo, nuk mund ta kuptoj. Së bashku eksporti dhe importi sillet rreth 5 milionë euro. Kjo është shumë pak. Por duhet të bëjmë diçka në këtë drejtim.
Suedia për shume vite është prezentë në Kosovë përmes Programeve Zhvillimore ose Sida. Një kontribut i veçantë vjen në aspektin e mbështetjes së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Si i ndihmon kjo popullit dhe kompanive kosovare?
Jemi shumë krenarë që jemi donatori i pestë më i madh në Kosovë dhe që kemi qenë këtu që nga përfundimi i luftës më 1999 dhe një nga sektorët që kemi qenë të fokusuar është zhvillimi ekonomik.
Një program që aktualisht ne e kemi është mbështetja e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, me qëllim të mbështetjes së bizneseve duke garantuar kreditë.
Le të themi se bankat në Kosovë mund të huazojnë kredi të këto lloj biznese e në rast të falimentimit ne garantojmë bankat dhe objektivi është se ky Fond do të krijoj rreth 20 mijë vende pune. Është një nismë e shkëlqyer dhe jemi krenar që e mbështesim këtë.
Pyetja e fundit është shumë më personale. Nga aktivitetet tuaja kemi parë që jeni adhurues i natyrës dhe aktiviteteve në natyrë. A ju pëlqen natyra e Kosovës dhe a do t’u rekomandonit qytetarëve suedezë që ta konsiderojnë Kosovën si destinacion turistik?
Më vjen mirë që jam kthyer në Ballkan. Kam punuar për dy vite në Kroaci me Kombet e Bashkuara kohë më parë, gjithashtu kam qenë në Kosovë menjëherë pas pavarësisë dhe më vjen mirë që jam sërish në Kosovë.
Më pëlqejnë aktivitetet në natyrë, më pëlqen çiklizmi malor për të shkuar në Malet e Sharrit në Grykën e Rugovës, e veçanërisht në pjesën e Bogës. Vërtetë kënaqëm për çdo fundjavë.
Mendoj se ka potencial të madh, veçanërisht eko-turizmi në këto vende dhe duhet ta kombinojmë me turizmin e venës në Rahovec. Kështu mund të kaloni një ditë duke testuar venën e Rahovecit dhe pastaj dy-tri ditë tjera t’i kaloni në bjeshkë.
Ne kemi shumë kompani suedeze që organizojnë turizëm në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut, e pse mos të vijnë edhe në Kosovë që ta bëjnë një gjë të tillë. Po punojmë edhe në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?