Ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë, Igor Kalabukhov u “sugjeroi” sërish të shtunën qytetarëve të këtij vendi se “duhet të mendojnë mirë nëse kanë nevojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Duke vënë në pikëpyetje më parë të drejtën e BeH-së për t’u bashkuar me NATO-n duke kërcënuar me një përgjigje nga Moska ndaj një skenari të tillë, Kalabukhov tani ka shtrirë fushatën e tij propagandistike kundër Bashkimit Evropian, të cilin ai e akuzoi për ndjekjen e një politike neo-perandorake ndaj vendeve joanëtare, përcjell Telegrafi.
Në një tekst autorial për gazetën e Banja Llukës “Glas Srpske”, Kalabukhov shkruan se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të agresionit kundër Ukrainës janë në fakt dëshmi se Perëndimi ka humbur të gjitha “pikët morale, kështu që Moska nuk ka me kë të flasë për gjendjen aktuale”.
“Një organizatë si Bashkimi Evropian është gjithashtu e degraduar, institucionalisht dhe moralisht. Dihet se sot, jashtë të ashtuquajturit ‘Perëndim kolektiv’, praktikisht askush nuk i është bashkuar sanksioneve kundër Moskës, por pakënaqësia brenda BE-së po rritet për shkak të histerisë anti-ruse jashtë shtetit dhe ka pasoja të gjera për vendet e BE-së”, tha Kalabukhov, duke shtuar se Brukseli po shantazhonte Ballkanin Perëndimor duke e shpallur kontinentin një zonë interesi.
Kështu, ai “u sugjeroi” qytetarëve të BeH se “duhet të harrojnë standardet evropiane dhe t’i kthehen vetes”, sepse, sipas tij, “institucionet evropiane të krijuara për të ruajtur ekuilibrin e interesave dhe për të garantuar siguri të barabartë dhe të pandarë po bëhen me shpejtësi një instrument i shteteve individuale që vendosën se ata mund të imponojnë rregullat e tyre në pjesën tjetër të botës dhe të përdorin në mënyrë arbitrare mekanizma kufizues për të ndëshkuar të pabindurit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?
Njihuni me 10 forcat speciale ushtarake më të frikshme në botë (Foto)

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë