Ambasadori i Federatës Ruse në Maqedoni të Veriut, Sergej Bazdnikin hyri në Kuvend dhe realizoi takim me dy deputetë nga partia E Majta, Dimitar Apasiev dhe Rexhep Ismail.
Në njoftimin e deputetëve thuhen edhe arsyet përse u takuan.
“Nga deputetët tanë është theksuar se E Majta angazhohet për bashkëpunim të hapur me të gjitha fuqitë e mëdha që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë, përfshi edhe Rusinë. Vlerësojmë se zhvillimi i marrëdhënieve me Rusinë është e rëndësisë së veçantë për Maqedoninë sepse ky vend ofron mundësi të mëdha ekonomike, tregtare por edhe shkëmbime kulturore. Populli maqedonas nuk pajtohet me politikat e Qeverisë për sanksione ndaj Rusisë. Nga ana jonë u theksua se sanksionet e shtetit tonë me presion të NATO-së dhe BE-së janë të paarsyeshme dhe në kundërshtim me interesat e dyja vendeve”, thonë nga E Majta.
Por takimi me ambasadorin e shtetit i cili e ka shpallë Maqedoninë e Veriut vend armik nuk i pengoi kreut të Kuvendit, Afrim Gashi.
Nga kabineti i tij na cituan nenin 23 të Ligjit për deputetët i cili garanton të drejtat e një ligjvënësi, duke shpjeguar se kërkesa për takim ishte e deputetëve të partisë E Majta. Për Gashin nuk ka rëndësi se ambasadori i një shteti armik, vazhdon agjendën e tij brenda shtëpisë më të lartë ligjvënëse në shtet.
“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit nuk është i kyçur në përgatitjen e takimeve me deputetët, e që në këtë rast bëhet fjalë për takim me kërkesë të dy deputeteve ju drejtojmë atje për pyetjet tuaja”, thonë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles