Sukseset e kompanive e bizneseve vendore nuk kanë fund. E si mund të kenë fund sukseset kur përkushtimi e profesionalizmi janë parimet mbi të cilat shumica e kompanive vendore udhëheqin.
Një rast të suksesit të prodhimeve vendore përtej kufijve regjionalë e ka vërejtur edhe Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Lulzim Mjeku.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lulzim Mjeku ka treguar se është ndjerë i befasuar për mirë kur ka hasur në produktin Ujë Rugove në një pikë të rrjetit “Sasco” në Arabinë Saudite.
Vlen të ceket se përveç brendit Ujë Rugove që ka depërtuar në shtete të shumta, ka edhe shumë produkte tjera që janë duke u eksportuar në vende të ndryshme të botës.